Futboll

Januzi “Ylli i Javës” në Superligë

Ahmed Januzi - KF Malisheva

Sulmuesi i Llapit, Ahmed Januzi është shpallur lojtari më i mirë i javës së 34-të të Superligës së Kosovës në futboll.

Januzi e shënoi golin e vetëm të Llapit në fitoren ndaj Malishevës të dielën me rezultatin 1:0.

Më të mirin e shpall FFK-ja, kurse përzgjedhjen e bëjnë veteranë të futbollit.

Futbollisti i Llapit u shpreh i lumtur për vlerësimin.

“Ndeshja e djeshme ishte kritike për kampionatin tonë, duke pasur parasysh se jemi në garë për titull. Lufta jonë kundër Malishevës ishte sfiduese, por fitorja e arritur dje ka qenë një hap i madh përpara. Në çdo ndeshje, fitimi i pikëve është i rëndësishëm dhe golat e shënuar na kanë dhënë emocione të mëdha. Suksesi nuk është meritë vetëm e imja, por e gjithë ekipit. Harmonia midis lojtarëve dhe trajnerëve është çelësi për sukses. Në dy javët e fundit, synojmë vetëm fitore. Do të luftojmë deri në fund, por duhet të kuptohet se arritja e titullit nuk varet vetëm nga ne, por edhe nga rezultatet e rivalit tonë”, ka thënë Januzi për faqen zyrtare të FFK-së.