Çmimi i lojtarit më të mirë të javës së gjashtë në Superligën e Kosovës në futboll i ka takuar sulmuesit të Llapit, Ahmed Januzi. Komisioni i veteranëve të futbollit e ka vlerësuar Januzin si më të mirin pas paraqitjes që e pati ndaj Ferizajt të shtunën. Ai e realizoi golin e vetëm për Llapin në fitoren 1:0 ndaj Ferizajt.
Januzi u shpreh i lumtur me vlerësimin.
“Është gjithmonë kënaqësi të shpallesh më i miri i xhiros, por kjo nuk është meritë vetëm e imja, është e klubit dhe e bashkëlojtarëve, me të cilët është e rëndësishme që funksionojmë si grup. Atmosfera në ekipin tonë është shumë e mirë, synimi ynë është titulli kampion dhe do të bëjmë më të mirën ndeshje pas ndeshjeje”, ka thënë Januzi për FFK-në.