Futboll

Januzaj me Las Palmasin fitojnë një pikë në udhëtim

Celta Vigo - Las Palmas

Nuk ka dhënë fitues ndeshja në La Liga në mes të Celta Vigos dhe Las Palmasit. Takimi i dy skuadrave spanjolle i zhvilluar të hënën përfundoi baras 1:1, ndërsa i takoi javës së 29-të. Adnan Januzaj u inkuadrua në minutën e 87-të te Las Palmasi.

Goli i parë u shënua në minutën e dytë shtesë të pjesës së parë. Golin e epërsisë për Celta Vigon e shënoi Alfonso Gonzalez, kurse në minutën e 48-të, Las Palmas barazoi shifrat. Golin për 1:1 e shënoi Alberto Moleiro.

Celta Vigo është në vendin e nëntë me 39 pikë, kurse Las Palmas ngritët në vendin e 17-të me 28 pikë.