Futboll

Januzaj asiston, por Las Palmas pëson disfatë

Adnan Januzaj

Adnan Januzaj

Adnan Januzaj ka lënë gjurmën e parë për ekipin e Las Palmas. Ai asistoi, por me Las Palmasin pësoi disfatë nga Villarreali me rezultatin 3:1. Januzaj shërbeu nga largësia Fabio Silvan i cili në minutën e 47-të shënoi golin e barazimit 1:1. Kjo ndeshje i takoi javës së tetë të kampionatit elitar të Spanjës. Për Januzajn është asistimi i parë që prej transferimit te Las Palmas. Golin e parë për ekipin e Villarrealit e shënoi Nicolas Pepa në fund të pjesës së parë, kurse golin për 2:1 e shënoi Thierno Barry në minutën e 84-t. Alex Baena i dha goditjen e fundit Las Palmasit. Ai shënoi golin e tretë në minutën e 97-të.
Las Palmas është në vendin e fundit me tri pikë, kurse Villarreali ngjitet në vendin e tretë me 17 pikë.


Januzaj lë gjurmën e parë te Las Palmas

Adnan Januzaj ka asistuar në golin e barazimit 1:1 për Las Palmasin në ndeshjen kundër Villarrealit.

VIDEO:

Ai asistoi në golin e minutës së 47-të të shënuar nga Fabio Silva.

Kjo ndeshje i takon javës së tetë të kampionatit elitar të Spanjës. Për Januzajn është asistimi i parë që prej transferimit te Las Palmas.