Futboll

Januzaj huazohet te një klub tjetër në La Liga

Adnan Januzaj

Futbollisti i Sevillas, Adnan Januzaj, është huazuar te skuadra e Las Palmasit që bën gara në elitën e futbollit spanjoll. Lajmi është konfirmuar të mërkurën në mbrëmje nga të dyja skuadrat. 

Ai do të jetë i huazuar te kjo skuadër deri në fund të edicionit 2024/25. 

Januzaj nuk ka pasur karrierë të suksesshme tek andaluzianët. 

Ai nuk ka shënuar asnjë gol qëkur u transferua në vitin 2022. 

Në edicionin 2022/23 ishte i huazuar tek Istanbulspor Bashakshehiri. 

Me Sevillan, Januzaj ka kontratë deri në vitin 2026.