Futboll

Januzaj barazon, Kumbulla humb në La Liga

Adnan Januzaj

Adnan Januzaj

Mesfushori Adnan Januzaj luajti nga minuta e 83-të për Las Palmasin që barazoi në shtëpi ndaj Betisit me rezultatin, 1:1. Ndeshje e luajtur të enjten mbrëma i takoi javës së shtatë të elitës së futbollit spanjoll.

Të enjten luajti edhe mbrojtësi Marash Kumbulla për Espanyolin që pësoi disfatë nga Villarreali me rezultatin 2:1.

Las Palmas është në vendin e fundit me tri pikë, kurse Espanyoli në vendin e 14-të me shtatë pikë.