Futboll

Jamesit të Chelseat i vazhdohet dënimi

Reece James

Reece James do të mbetet jashtë fushës së gjelbër edhe në fillimin e edicionit të ardhshëm. 
Jamesi u përjashtua nga loja pas duelit që e pati me Joao Pedron e Brightonit. 

Incidenti fillimisht nuk u pa nga gjyqtari Michael Salibury, por intervenoi VAR-i dhe kapitenit të Chelseat iu dha kartoni i kuq për shkak të goditjes ndaj Pedros.  Suspendimi i tij do të vazhdohet edhe në fillimin e edicionit të ardhshëm, dhe ai do t’i humb tri ndeshjet e para. 

Ai është dënuar për ndeshjen e ardhshme shkaku i kartonit të kuq, dhe tri ndeshjet tjera u dënua për sjellje jo sportive. 

Me fitoren 2:1 të mërkurën mbrëma, Chelsea është afër që ta sigurojë vendin që dërgon në garat evropiane. Chelsea ka 60 pikë në vendin e gjashtë që dërgon në kualifikimet e Ligës së Konferencës.