Futboll

Italia mposht thellë Izraelin

Italia mposht Izraelin

Italia nuk ka lejuar befasi në ndeshjen ndaj Izraelit.

Të hënën mbrëma në Udine, Italia fitoi me rezultat të thellë, 4:1. Ndeshja i takoi xhiros së katërt të grupit A2 të Ligës së Kombeve.

Mateo Retegui shënoi penallti për Italinë në minutën e 41-të.

Giovanni Di Lorenzo shënoi për 2:0 në minutën e 54-t. Mohammad Abu Fani ngushtoi rezultatin në 2:1 në minutën e 66-të.

Davide Frattesi ktheu qetësinë te azurët me golin e minutës së 72-të, ndërsa për 4:1 shënoi Di Lorenzo në minutën e 79-të.

Italia udhëheq në Grupin A2 me 10 pikë. Izraeli mbetet pa pikë.