Trajneri i Dukagjinit, Ismet Munishi, ka paralajmëruar kampionat të nxehtë. Munishi të martën për KOHËN nuk ka komentuar përballjen që do ta ketë ndaj ish-skuadrës, Ballkanit, në hapje të edicionit të ri të Superligës në futboll. Dukagjini e luan në Suharekë ndeshjen e parë kundër kampionit të Kosovës, Ballkanit. Edicionini nis më 10 gusht.
“Ballkani ka ndeshje të rëndësishme sot dhe i dëshiroj suksese. Ndonjë seklaratë e imja mund të shkaktojë edhe nervozën më të vogël, prandaj nuk do të deklarohem derisa të afrohet koha e përballjes. Kampionati do të jetë tepër i nxehtë këtë edicion. Ky është prononcimi im”, ka thënë Munishi.
Ballkani sot në Podujevë e luan ndeshjen e parë të raundit të dytë kualifikues të Ligës së Konferencës kundër Hamrunit të Maltës. Ndeshja nis në ora 18:00.