Skuadra e madhe turke Beshiktash është e interesuar që t’i sigurojë shërbimet e mbrojtësit Ardian Ismajli.
Kështu ka raportuar të martën mediumi turk NTV Sport.
Trajneri i ri i Beshiktashit, Giovanni van Bronckhorst, është duke synuar që ta forcojë repartin defensiv për edicionin e ardhshëm dhe Ismajli po shihet si alternativë e duhur.
Ismaijli është pjesë e skuadrës nga Seria A, Empoli. Ka kontratë edhe një vit.
27-vjeçari ishte pjesë e përfaqësueses së Shqipërisë në Kampionatin Evropian “Gjermania 2024”. Por nuk e fitoi rastin.