Ardijan Ismajli është mbrojtësi me notën më të mirë deri më tani këtë edicion në Serie A.
“News Sports” të martën ka renditur pesë mbrojtësit që kanë treguar paraqitjet më të mirë deri më tani në edicionin aktual të elitës së futbollit italian.
Në vendin e parë është Ismajli me notën 6,45. Pas mbrojtësit të Shqipërisë renditen Federico Dimarco, Alessandro Bastoni, Alessandro Buongiorno dhe Davide Zappacosta. Ismajli ka qenë titullar në 11 ndeshjet e para të këtij edicion tek Empoli.
Reprezentuesi i Shqipërisë është shumë i rëndësishëm për Empolin.
28-vjeçari Ismajli, pjesë e Empolit është nga vitit 2021. Ai u transferua nga Spezia Calcio për dy milionë euro. Pjesë e klubit italian do të jetë deri në verën e vitit 2025.