Ardian Ismajli është lojtari që ka bërë më së shumti pasime në mbrojtje deri tash në Serie A.
“Të paktën tetë më shumë se çdo lojtar tjetër në Serie A”, shkruan skuadra e Empolit të enjten. Mbrojtësi 27-vjeçar i Shqipërisë ka luajtur nga 90 minuta në katër ndeshjet e deritashme në Serie A. Ai në dy ndeshjet e para ishte edhe kapiten i Empolit.
Ismajli iu bashkua Empolit nga Spezia në gusht të vitit 2021, ndërsa ka kontratë deri në qershor të vitit të ardhshëm.