Futboll

Ismajli, i gatshëm t’i bashkohet Napolit

Ardian Ismajli

Ardian Ismajli

Menaxheri Sergio Mezi thotë se klienti i tij, mbrojtësi Ardian Ismajli, është i gatshëm për hapin para në karrierë. 

Mediumet italiane kanë raportuar se pas Napolit edhe Genoa e Sassuolo kanë shprehur interesim për mbrojtësin e Shqipërisë. Ismajli është pjesë e Empolit. 

Sipas menaxherit italian, Ismajli përfundimisht do të largohet nga Empoli. Napoli mbetet favorit për transferimin e 27-vjeçarit më të përfunduar edicioni aktual. 

Ismajli ka kontratë me Empolin deri në vitin 2025. Këtë edicion ka 22 paraqitje në Serie A, ndërsa është pjesë e Empolit prej vitit 2021 kur iu bashkua nga Spezia.