Futboll

Islami “Ylli i javës” në Superligë

Ylli i Javës

Foto: FFK

Futbollisti i Prishtinës, Drilon Islami është shpallur lojtari më i mirë i xhiros së 27-të në Superligën e Kosovës.

Islami ishte ndër lojtarët më të dalluar në derbin Prishtina - Ballkani. Kjo ndeshje e luajtur në Lipjan përfundoi pa gola.

Islami u dallua për ndërprerje të aksioneve dhe organizim të lojës së Prishtinës.

Futbollisti i Prishtinës u shpreh i lumtur për vlerësimin.

 “Jam shumë i lumtur që jam zgjedhue Ylli i javës. Pa ndihmën e bashkëlojtarëve dhe stafit nuk do të mund të kisha një sezon kaq të mirë, andaj i falënderoj të gjithë. Ky çmim është një motiv shtesë që të vazhdoj tutje nga ndeshja në ndeshje të arkëtojmë pikët maksimale që ta arrijmë synimin tonë - daljen në Evropë. Nesër na pret një ndeshje e vështirë në kuadër të gjysmëfinales së Kupës së Kosovës, por duke e ditur objektivin e klubit, do ta japim maksimumin për të arritur finalen dhe për ta fituar këtë trofe”, ka thënë Islami për faqen e FFK-së.

Për Islamin është hera e parë shpallet “Ylli i javës”.