Futboll

Ish-sulmuesi i njohur: Lojtarët e Kosovës shumë individualë

Adrian Mutu, legjenda rumune

Adrian Mutu

Legjenda rumune, Adrian Mutu, ka vlerësuar se lojtarët e Kosovës janë shumë individualë.

Mutu ka folur pas fitores 3:0 të Rumanisë ndaj Kosovës, të premten në “Fadil Vokrri”.

“Ne jemi më të vlefshëm, mendoj se ata te Kosova janë shumë individualistë. Ne ishim të matur, ishim ekip. Më pëlqeu maturia e ekipit nacional”, ka thënë Mutu, shkruan “gsp.ro”.

Mutu ka luajtur për skuadra të mëdha si inter, Chelsea e Juventus.