Futboll

Ish-skuadra e Shaqirit interesohet për De Bruynen

Kevin De Bruyne

Ish-skuadra e Xherdan Shaqirit, Chicago Fire, ka shprehur interesim për transferimin e Kevin De Bruyne. 

Skuadra elitare e Shteteve të Bashkuara të Amerikës i ka propozuar mesfushorit belg një projekt interesant. 

33-vjeçari javë më parë njoftoi se do të largohet në fund të edicionit nga skuadra e Manchester Cityt, ndërsa për të ardhmen pritet të vendosë gjatë javëve të ardhshme. 

Ai ka oferta edhe nga skuadra saudite.