Ish-futbollisti i Skocisë, Michael Stewart, nuk pret që Nedim Bajrami të ketë ndikim të madh te skuadra e Rangersit.
Stewart thotë se Bajrami është larg pritjeve që kanë tifozët e ekipit skocez, ndonëse asistoi në fundjavë.
“Bajrami duket si një lojtar elegant, teknik, por ju kërkoni dikë që do të ketë një ndikim të madh. A mendoj se ai do ta ketë atë? Jo me të vërtetë. Kjo nuk do të thotë se ai është një lojtar i keq”, ka thënë ndër të tjera ish-futbollisti i Manchester Unitedit.
Mesfushori i Shqipërisë u transferua për 4 milionë euro te skuadra e Rangersit nga Sassuolo.