Futboll

Ish-kapiteni i Prishtinës transferohet te Dukagjini

Mërgim Pefqeli

Ish-kapiteni i Prishtinës, Mërgim Pefqeli është transferuar te Dukagjini i Klinës.

Klubi i Dukagjinit të martën ka njoftuar për angazhimin e lojtarit të repartit ofanziv. Pefqeli në dy vjetët e fundit ishte te Prishtina, ndërsa ka luajtur edhe për plot skuadra tjera kosovare.

Pefqeli ishte njëri prej shumë lojtarëve të larguar thuajse papritur nga Prishtina.