Isak e shënoi golin e dytë në minutën e 78-të për t’ia siguruar ekipit të tij fitoren e dytë nga tri ndeshje të zhvilluara në Premier Leagues të Anglisë.
Harvey Barnes shënoi golin e parë për Newcastlen në minutën e 37-të. Tottenhami barazoi shifrat në 1:1. Dan Burn shënoi autogol në minutën e 56-të. Por Newcastle nuk u dorëzua dhe shënoi golin e fitores në minutën e 78-të nëpërmjet sulmuesit Isak. Newcastle nga tri ndeshje ka dy fitore e një barazim, kurse Tottenhami ka një fitore, një barazim dhe një humbje.