Vazhdojnë bisedimet mes Ipswichi dhe Chelseat për sulmuesin e Shqipërisë, Armando Broja, shkruan “Sky Sports” të mërkurën. Siç raporton sajti britanik, marrëveshja u prish javën e kaluar pas një problemi me testet mjekësore të Brojës.
“Marrëveshja fillestare ishte që Broja të huazohej nga Chelsea me detyrim blerjeje 30 milionë euro nëse Ipswichi do të mbetej pjesë e Premier Leagues. Ka ende punë për t’u bërë për transferimin e tij. Ipswichi kuptohet që është duke u munduar ta arrij marrëveshjen me Chelsean për Brojën”, shkruan “Sky Sports”.
22-vjeçari është në kërkim të një klubi të ri për t'u transferuar, pasi nuk bën pjesë në planet e trajnerit të ri të Chelseat, Enzo Maresca.
Broja me Chelsean ka kontratë deri në qershor të vitit 2028.