Futboll

Ipswichi merr një pikë, portieri i Kosovës nuk pranon gol

Ipswichi merr një pikë, portieri i Kosovës nuk pranon gol

Portieri Arijanet Muriq u largua ditë më parë nga grumbullimi i Kosovës nga selektori Franco Foda dhe Federata e Futbollit e Kosovës, për shkaqe disiplinore. 

Por Muriq ishte titullar dhe e kompletoi ndeshjen të shtunën për Ipswichin, që mori një pikë në udhëtim te Brightoni, në ndeshjen e xhiros së katërt të Premier Leagues. 

Brightoni dhe Ipsëichi barazuan pa gola, kurse Brajan Gruda mungoi te Brightoni për shkak se ende nuk e ka arritur formën më të lartë fizike pas transferimit nga Mainzi i Bundesligës gjermane. 

Brightoni pas katër ndeshjeve ka tetë pikë dhe është lartë në tabelë. 

Për Ipswichin ishte vetëm pika e dytë e fituar në kampionat, pas katër ndeshjeve.