Futboll

Inzaghi komenton shkarkimin e Mottas nga Juventusi

Simone Inzaghi

Tekniku italian i Interit, Simone Inzaghi, ka komentuar shkarkimin e Thiago Mottas nga posti i trajnerit te Juventusi.

Drejtuesit e Juventusit nuk ishin të kënaqur me rezultatet e Mottas dhe vendosën të ndërpresin bashkëpunimin. Kroati Igor Tudor tashmë është trajner i “Zonjës së Vjetër” nga Torino.

Inzaghi të hënën deklaroi se Mottan e respekton si trajner.

Ai shtoi se Motta së shpejti do të nisë punën si trajner në ndonjë skuadër tjetër, pasi beson në punën e tij.

“Motta është një koleg që e respektoj. Ne kemi dalë shumë herë kundër njëri-tjetrit. Më vjen keq për të, e respektoj si trajner dhe si person. Mendoj se do të kthehet shpejt si trajner i ndonjë skuadre, sepse është shumë i mirë”, ka thënë Inzaghi, shkruan të hënën “Football Italia”.

42-vjeçari Motta e drejtoi Juventusin në 42 ndeshje.

Shënoi 18 fitore, 16 barazime dhe tetë humbje.