Futboll

“Inzaghi e meritoi kartonin e kuq”

inzaghi

Mediumi italian, “Il Corriere della Sera”, ka shkruar të premten se gjyqtarët në Itali kanë thënë se trajneri i Interit, Simone Inzaghi, e ka merituar kartonin e kuq për kërkesën që e pati në derbin ndaj Milanit. 

Milani ditë më parë e fitoi 3:0 ndeshjen kthyese të gjysmëfinales së Kupës së Italisë dhe avancoi në finale ku më 14 maj luan ndaj Bolognas në “Olimpico” të Romës. 

Trajneri i “nerazzurrëve” kishte kërkuar me tone të larta që të mos jepen minuta shtesë në atë duel, pasi ndeshja veçse ishte humbur me rezultat të thellë. 

Por, gjyqtari kryesor, Daniele Doveri, nuk e kishte përjashtuar nga loja. 

Kërkesa e Inzaghit ishte plotësuar dhe gjyqtari Doveri e kishte mbyllur ndeshjen menjëherë pasi përfunduan 90 minutat. 

Inzaghi dhe Interi mbesin në garën për titull në Serie A dhe janë në gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve ku do të ballafaqohen me Barcelonën.