Interi të dielën nga ora 18:00 do të luajë në stadiumin “Giuseppe Meazza” kundër Lazios dhe pas ndeshjes do ta festojë titullin e Serie A para tifozëve të vet.
Interi i prinë tabelës me 92 pikë, ndërsa Lazio që synon garat evropiane, ka 54 pikë në vendin e shtatë.
Interi e fitoi titullin pesë xhiro para fundit të kampionatit, ndërsa në Serie A tani janë edhe dy ndeshje tjera për t’u luajtur.
Për “nerazzurrët” ishte titulli i 20-të, ndërsa festa të dielën do të bëhet para 75 mijë tifozëve.
Interi pritet të jetë kandidat i fortë për titull edhe në edicionin e ardhshëm.
Para Lazios në tabelë janë Atalanta e pesta me 63 pikë e një ndeshje më pak të luajtur. Roma e gjashta ka 60 pikë, ndërsa Lazio në vendin e shtatë ka 59 pikë.
Në Serie A pesë skuadra do të garojnë në Champions në edicionin tjetër.
Lazio mund ta sigurojë avancimin në Champions edhe nga rruga tjetër, nëse Atalanta e mposht Leverkusenin në finalen e Ligës së Evropës në javën tjetër në Dublin.
Ndeshja mes Bolognas dhe Juventusit e mbyll xhiron e 37-të të hënën.
Ky ballafaqim nis në orën 20:45.
Bologna e Juventusi janë në vendin e tretë e të katërt me nga 67 pikë.