Interi ka bërë vend në mesin e tetë skuadrave më të mira në Ligën e Kampionëve.
Në një të tetën e finales skuadra e madhe italiane e eliminoi Feyenoordin holandez.
Të martën mbrëma në “Giuseppe Meazza”, Interi e mposhti Feyenoordin me rezultat 2:1. Ndeshjen e parë skuadra e Simone Inzaghit e kishte fituar 2:0 dhe me rezultatin e përgjithshëm 3:1 avancoi në çerekfinale.
Marcus Thuram shënoi për 1:0 në të mirë të Interit në minutën e tetë. Jakub Moder ishte i saktë nga pika e bardhë për të barazuar rezultatin në 1:1 në minutën e 42-të.
Ndërkohë golin e fitores për Interin e realizoi Hakan Çalhanoglu në minutën e 51-të. Edhe ai shënoi nga pika e bardhë.
Çalhanoglu në minutën e 61-të la vendin në fushë për Kristjan Asllanin. Asllani në minutën e 63-të u ndëshkua me karton të verdhë dhe do të mungojë në ndeshjen e parë çerekfinale.
Çalhanoglu shënon për epërsinë e Interit
Interi po udhëheq 2:1 ndaj Feyenoordit.
Hakan Çalhanoglu shënoi nga penalltia në minutën e 51-të.
Interi e Feyenoordi po barazojnë pas pjesës së parë
Interi e Feyenoordi po luajnë 1:1 pas pjesës së parë të ndeshjes.
Ky rezultat e dërgon tutje Interin që në Holandë kishte fituar 2:0.
Barazon Feyenoordi
Feyenoordi ka barazuar rezultatin në ndeshjen ndaj Interit.
Për 1:1 shënoi Jakub Moder nga penalltia në minutën e 42-të.
Interi në epërsi të hershme
Interi ka kaluar në epërsi 1:0 ndaj Feyenoordit.
Marcus Thuram shënoi në minutën e tetë.
Është kjo ndeshja e kthimit e një të tetës së finales në Champions.
Po luhen edhe ndeshjet Liverpool – PSG dhe Bayer Leverkusen – Bayern.
VIDEO:
🚨🇪🇺 GOAL | Inter 1-0 Feyenoord | Marcus Thuram
— Tekkers Foot (@tekkersfoot) March 11, 2025
WHAT A GOAL FROM MARCUS THURAM !!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!pic.twitter.com/BLKqhzJyev