Futboll

Interi fiton ndeshjen e parë ndaj Feyenoordit në Champions

inter

Një gol në pjesën e parë dhe një tjetër në pjesën e dytë i kanë mjaftuar Interit për ta fituar ndeshjen e parë të një të tetës së finales në Ligën e Kampionëve. Interi mposhti Feyenoordin me rezultat 2:0.

Ndeshja e parë e një të tetës së finales u zhvillua të mërkurën mbrëma në Rotterdam. 

Marcus Thuram shënoi golin e parë në minutën e 38-të, kurse Lautaro Martinez shënoi golin e dytë në minutën e 50-të.

Në minutën e 65-të, Piotr Zielinski, humbi penallti. Ndeshja kthyese luhet në Milano të martën.


Gol i shpejtë i Interit

(E përditësuar) - Pesë minuta pasi ka nisur pjesa e dytë e ndeshjes Feyenoord – Inter, skuadra italiane e ka shënuar edhe golin e dytë. 

Lautaro Martinez realizoi pas gjuajtjes së fuqishme nga zona për 2:0.


Interi shkon në pushim me golin e Thuramit

Pjesa e parë e ndeshjes Feyenoord – Inter është mbyllur me epërsinë e një goli në të mirë të skuadrës italiane. 

Golin e vetëm e shënoi Marcus Thuram me asistim të Nicolo Barellas, në minutën e 38-të. 

Në qendër të mesfushës tek Interi, titullar ka qenë mesfushori i Shqipërisë, Kristjan Asllani.


Interi në epërsi

Skuadra e Interit ka kaluar në epërsi në ndeshjen e parë të 1/8 së finales së Ligës së Kampionëve ndaj Feyenoordit. 

Ky ballafaqim po luhet në stadiumin “De Kuip” në Rotterdam. 

Golin për 1:0 në të mirë të skuadës italiane e shënoi sulmuesi Marcus Thuram, në minutën e 38-të. 

Ai realizoi me asistim të Nicolo Barellas.