Milani e ka fituar Superkupën e Italisë në futboll.
Të hënën në mbrëmje, Milani e mposhti 3:2 Interin në finalen dramatike në Riad të Arabisë Saudite.
Milani bëri rikthim të jashtëzakonshëm për të fituar në fund me gol të kohës shtesë.
Lautaro Martinez realizoi për 1:0 në të mirë të Interit në minutën e parë shtesë të pjesës së parë.
Pjesa e dytë nisi edhe më mirë për Interin. Mehdi Taremi shënoi për 2:0 menjëherë në minutën e 47-të.
Por Milani nuk u dorëzua. I shënoi tre gola për fitoren e madhe ndaj rivalit lokal.
Theo Hernandez në minutën e 52-të e ngushtoi rezultatin në 2:1.
Në minutën e 80-të, Christian Pulishiq i barazoi shifrat në 2:2.
Golin e fitores për Milanin e shënoi Tammy Abraham në minutën e 93-të.
Kristjan Asllani tek Interi luajti prej minutës së 35-të. E zëvendësoi Hakan Çalhanoglun e lënduar.
Milani e ka fituar Superkupën italiane për herë të tetë. Tetë Superkupa i ka edhe Interi. Juventusi e ka një më shumë.
Në gjysmëfinale të Superkupës, Milani fitoi 2:1 ndaj Juventusit, ndërsa Interi e mposhti 2:0 Atalantan.
Sergio Conceiçao, që mori drejtimin e Milanit pak ditë më parë, e fitoi trofeun e parë me skuadrën kuqezi.
Milani ka bërë kthim të jashtëzakonshëm në finalen e Superkupës së Italisë.
Tani po udhëheq 3:2 ndaj Interit. Golin për 3:2 e realizoi Tammy Abraham në minutën e 93-të.
Barazon Milani
Milani e ka barazuar rezultatin ndaj Interit. Për 2:2 shënoi Christian Pulishiq në minutën e 80-të.
Barazon Milani
Milani e ka barazuar rezultatin ndaj Interit.
Për 2:2 shënoi Christian Pulishiq në minutën d 80-të.
Milani ngushton rezultatin
Milani e ka ngushtuar epërsinë ndaj Milanit në finalen e Supërkupës së Italisë.
— Ballingkingys (@ballingkingys) January 6, 2025
Theo Hernandez shënoi gol të bukur për 2:1 në minutën e 52-të nga goditja e dënimit.
Interi dyfishon epërsinë
Interi e ka dyfishuar epërsinë ndaj Milanit në finalen e Supërkupës së Italisë.
Mehdi Taremi shënoi për 2:0 në minutën e 47-të.
Interi në epërsi
Skuadra e Interit ka kaluar në epërsi ndaj Milanit në finalen e Superkupës së Italisë.
MON CAPITAINE, GOAL DE LAUTARO MARTINEZ 🖤💙 pic.twitter.com/LqVh6VIsar
— Inter FR (@InterMilanFRA) January 6, 2025
Për 1:0 shënoi Lautaro Martinez në minutën e dytë shtesë të pjesës së parë.