Futboll

Interi barazon me Lazion, feston titullin

Inter

Interi të dielën e ka festuar titullin e kampionit para tifozëve të tij.

Interi dhe Lazio kanë ndarë pikët në derbin e xhiros së 37-të të Serie A.

Japonezi Daichi Kamada realizoi për 1:0 në të mirë të Lazios në minutën e 32-të. Golin e barazimit për Interin e shënoi mbrojtësi i krahut, Danziel Dumfries në minutën e 87-të.

Lazio e shënoi një gol tjetër në minutën e katërt me anë të sulmuesit argjenitnas Taty Castellanos, por që u anulua për pozitë jashtë loje. Për Lazion nga minuta e 66-të u paraqit mbrojtësi Elseid Hysaj.

Lazio renditet ne vendin e shtatë në tabelë me 60 pikë. Edicionin e ardhshëm do të bëjë gara në Ligën e Evropës.

Interi më herët ishte shpallur kampion.