Junichi Inamoto, lojtari i parë japonez që ka luajtur në Premier League, do të pensionohet në fund të edicionit, ka njoftuar 45-vjeçari të mërkurën në rrjetet sociale.
Mesfushori Inamoto ka 82 paraqitje për Japoninë.
Ai ishte shënues i golit të fitores së parë të Japonisë në Kupën e Botës ndaj Rusië, në vitin 2002.
Inamoto ndeshjen e parë në elitën e futbollit anglez e luajti po në atë vit te Fulhami, pas sezonit jo të suksesshëm te Arsenali.
Inamoto po ashtu karrierë ka bërë te Ëest Bromëich Albion, Cardiff City, Galatasaray, Rennes dhe disa skuadra tjera evropiane, para se të kthehej në Japoni në vitin 2010.
“Kam bërë gjithçka. Jam shumë i lumtur që kam luajtur futboll dhe jam kënaqur deri në fund”, ka shkruar Inamoto, që aktualisht është lojtar i skuadrës së kategorisë së pestë të futbollit japonez, Nankatsu SC.