Futboll

Imeri kthehet pas mungesës së gjatë për shkak të lëndimit

Kastriot Imeri

Mesfushori Kastriot Imeri është kthyer me fitore tek Young Boysi. 23-vjeçari kishte lënduar gjurin në shtator të vitit të kaluar. Muajin e kaluar u paraqit në dy ndeshje të ekipit të dytë të Young Boysit.

Ndërkohë të dielën luajti prej minutës së 70-të në fitoren 2:0 të Young Boysit ndaj Zuerichut. Ndeshja i takoi xhiros së 34-t të Superligës së Zvicrës dhe u zhvillua në grupin ku luftohet për titull të kampionit.

Lindrit Kamberi, Mirlind Kryeziu e Bledian Krasniqi startuan te Zuerichu.

Young Boysi është i pari me 68 pikë. Zuerichu është i gjashti me 48 pikë.