Futboll

Imeri fiton titullin në Zvicër

Young Boys

Ajo që ka qenë e qartë prej disa kohësh tashmë është zyrtare. 

Young Boys është kampion i Zvicrës për herë të 17-të në historinë e klubit. 

Falë fitores në Gjenevë, 1:0, Young Boysi siguroi titullin e kampionit për herë të 17-të. 

Pjesë e suksesit është edhe Kastriot Imeri. 

Imeri luajti deri në minutën e 65-të për Young Boysin që mposhti Servetten të hënën me rezultatin 1:0.

Young Boys është në vendin e parë me 74 pikë, kurse Lugano në vendin e dytë me 65 pikë. Lugano humbi nga Zuerichu, 2:1.