Klubi i kthyer në Superligë, Ferizaj, ka arritur marrëveshje për transferimin e mbrojtësit boshnjak Ermin Imamoviq.
“Një goditje në qendrën e mbrojtjes. Ferizaj sot ka kompletuar transferimin e mbrojtësit boshnjak, Ermin Imamoviq”, ka shkruar klubi ferizajas të shtunën.
Imamoviq së fundmi ishte pjesë e skuadrës nga Mali i Zi, Jezero.
Sipas njoftimit, 29-vjeçari edicionin e fundit është shpallur lojtari më i mirë i huaj në ligën e Malit të Zi.
Karrierë ka bërë edhe te disa skuadra si CSKA Moska e Hajduku i Splitit.