AC Horsensi ka zyrtarizuar transferimin e golashënuesit më të mirë të Superligës, Muhamet Hyseni.
Sulmuesi i Llapit ka nënshkruar kontratë pesëvjeçare me klubin danez, që bën gara në kategorinë e dytë.
Horsensi ka paguar rreth 650 mijë euro për kartonin e Hysenit.
Hyseni pati sezon të shkëlqyer me Llapin, duke realizuar 27 gola në 36 ndeshje.
23-vjeçari bëri debutimin për Përfaqësuesen e Kosovës në nëntor, ku arriti të realizonte ndaj Zvicrës.
Hyseni erdhi te Llapi nga Feronikeli në verën e 2023-s. Ka luajtur edhe te Malisheva.