Sulmuesi kosovar Muhamet Hyseni ka shënuar dy gola për Horsensin në Kupë të Danimarkës.
Ai të mërkurën shënoi dy golat e parë në fitoren 5:0 të skuadrës së tij ndaj Kjellerupit.
Hyseni golin e parë shënoi në minutën e shtatë, kurse të dytin në minutën e 18-të.
Sulmuesi 23-vjeçar më herët ka shënuar një gol edhe në Kategorinë e Dytë daneze. Ai iu bashkua gjatë verës ekipit danez nga skuadra e Llapit.