Futboll

Hyseni largohet nga Prishtina

Hasan Hyseni

Mesfushori Hasan Hyseni nuk do të jetë më pjesë e skuadrës së Prishtinës.

Të hënën Hyseni përmes rrjeteve sociale ka njoftuar për largimin e tij nga Prishtina.

“Nga sot nuk do te jem pjesë e FC Prishtinës. Falënderoj kryesin, trajnerët, dhe te gjithë bash lojtarët për kohen qe kaluam se bashku ishte kënaqësi”, u shpreh Hyseni.

27-vjeçari ishte pjesë e Prishtinës nga viti 2022. Ai u transferua nga skuadra e Malishevës. Hyseni me Prishtinën ka të fituar dy trofe. Fitoi Kupën e Kosovës në futboll dhe Superkupën.