Mbrojtësi Elseid Hysaj pritet të largohet nga skuadra e Lazios pas përfundimit të edicionit aktual.
Në Itali ka raportime se Hysaj tashmë ka njoftuar klubin nga Roma për vendimin e tij.
Mësohet se Hysaj ka kërkuar largimin pas dorëheqjes së trajnerit Maurizio Sarri, i cili e transferoi te
Lazio nga skuadra e Napolit. Me ardhjen e Igor Tudorit në krye të Lazios, mbrojtësi i Shqipërisë mësohet se do t’i ketë minutat e limituara.
Lazio synon ta shesë për 3 milionë euro Hysajn. Ai me Lazion ka kontratë deri në verën e vitit të ardhshëm. 30-vjeçari këtë edicion ka 22 paraqitje për Lazion në të gjitha garat.