Futboll

Hysaj asiston dhe lëndohet në fitoren e Lazios

Elseid Hysaj

Mbrojtësi i Shqipërisë, Elseid Hysaj, ka kontribuar me asistim në fitoren e Lazios të hënën mbrëma. Lazio mposhti në udhëtim Cagliarin me rezultatin 2:1, në ndeshjen që i takoi javës së 23-të të Serie A.

Hysaj asistoi në golin e parë të shënuar nga Matta Zaccagni në minutën e 41-të. Cagliari barazoi rezultatin në minutën e 55-të. Golin e barazimit e shënoi Roberto Piccoli, ndërsa Zaccagni asistoi më pas për golin e fitores 2:1. Golin e dytë për Lazion e realizoi Valentin Castellanos në minutën e 64-t.

Hysaj në minutën e 62-të lëshoi fushën për shkak të lëndimit ë muskulit të këmbës së majtë.

Në bankën e rezervistëve të Cagliarit, ishte portieri shqiptar Alen Sherri.

Lazio është ngritur në vendi ne katërt me 42 pikë, kurse Cagliari zë vendin e 17-të me 21 pikë.