Futboll

Hungaria e afron Bosnjë-Hercegovinën me Ligën B

Dominik Szoboszlai

Bosnjë-Hercegovina po rrëshqet drejt Ligës B në Ligën e Kombeve.

Bosnja mbetet me vetëm një pikë nga katër ndeshje në grupin A3 të Ligës së Kombeve. Të hënën në Zenicë, boshnjakët u mposhtën nga Hungaria me rezultatin 2:0.

Ylli hungarez, Dominik Szoboszlai i shënoi dy golat. Ai realizoi në minutën e 38-të e më pas edhe në minutën e 50-të nga penalltia.

Hungaria është e treta në grup me pesë pikë, sa i ka edhe Holanda.