Futboll

Hungaria bindëse ndaj Izraelit

Hungaria

Hungaria ka fituar bindshëm ndaj Izraelit në ndeshjen përgatitore për Euro 2024. Të shtunën mbrëma, hungarezët fituan me rezultatin 3:0.

Roland Sallai shënoi golin e parë në minutën e 11-të, ndërsa Barnabas Varga i shtoi dy të tjerë. Ai realizoi në minutën e 19-të dhe të 22-të. Varga e Sallai e kishin edhe nga një asistim po ashtu.

Për Hungarinë ishte ndeshja e fundit kontrolluese. Më 15 qershor luan ndeshjen e parë në Euro 2024, ndaj Zvicrës.