Mats Hummels ka thënë se është rritur duke e ndjekur Francesco Tottin dhe Daniele De Rossin, që tani është trajner i Romës.
Ish-qendërmbrojtësi i Gjermanisë ka thënë se mezi pret që ta nis karrierën te skuadra italiane.
Ai u transferua te Roma në ditën e fundit të afatit kalimtar veror si futbollist i lirë, ndërsa ka nënshkruar kontratë deri në qershor të vitit të ardhshëm, me mundësinë e vazhdimit edhe për një edicion tjetër.
“Është transferim i madh për mua. Mezi pres të luajë për këtë ekip, para tifozëve të skuadrës”, ka thënë Hummels në intervistën e publikuar nga Roma.
“Si fëmijë jam rritur duke e shikuar Romën, veçanërisht Francesco Tottin dhe trajnerin tim tani. Kam luajtur kundër tij kur isha më i ri. Jam shumë i lumtur që jam këtu dhe pjesë e këtij klubi”, është shprehur Hummels.
35-vjeçari Hummels u transferua nga Borussia Dortmundi.
Ai në edicionin e kaluar zhvilloi 40 paraqitje dhe pati katër gola të shënuar e një asistim.
Luajti në finale të Ligës së Kampionëve me “verdhezinjtë”, por u mposht nga Real Madridi, 2:0.