Vllaznia e Shkodrës ka humbur thellë në ndeshjen kthyese në stadiumin “Loro Boriçi”, nga skuadra islandeze, Valur.
Me humbjen 4:0 të enjten mbrëma, Vllaznia është eliminuar nga rrethi i parë kualifikues i Ligës së Konferencës.
Ndeshja e parë kishte përfunduar 2:2.
Kristinn Sigurdsson në minutën e 13-të, Gudmundur Tryggvason tre minuta më pas dhe Patrick Pedersen në minutën e 36-të, shënuan për 3:0 në pjesën e parë.
Tryggvi Haraldsson në minutën e 68-të e vendosi rezultatin përfundimtar.
Valuri në rrethin e dytë kualifikues të Ligës së Konferencës takohet me St. Mirrenin skocez.