Futboll

Humbje e thellë për Dinamon edhe në kampionatin kroat

Dinamo

Pas humbjes së thellë nga Bayerni në Champions, Dinamo Zagrebi është mposhtur me rezultat bindës edhe në kampionatin kroat.

Të shtunën mbrëma, Dinamo humbi 4:1 nga Slaven Belupo, në kuadër të xhiros së shtatë.

Arbër Hoxha luajti nga minuta e 60-të për Dinamon. 

Dinamo ka rënë në pozitën e tretë me 13 pikë.

Pas humbjes 9:2 nga Bayerni, Dinamo u nda me trajnerin Sergej Jakiroviq.