Në fakt, Amir Abrashi duhet të jetë një legjendë e klubit St. Gallen. Kapiteni i Grasshopperit u rrit në Bischofszell, vetëm 17 kilometra larg St. Gallenit. Por mesfushori nuk kishte të bënte kurrë me St. Gallenin. Abrashi ka qenë adhurues i Grasshopperit që në fëmijëri. Një trajner nga Bischofszell e dërgoi një herë në Hardturm, ish-stadiumin e Grasshipperit.
Pjesa tjetër është histori. Abrashi ka luajtur 243 ndeshje për Grasshoperin. Dhe asnjë ekip tjetër nuk ka luajtur më shpesh sesa kundër St. Gallenit. Ka pasur gjashtë humbje në 27 ndeshje. Por Abrashi ndoshta nuk ka pësuar kurrë humbje më të dhimbshme sa të dielën kundër ekipit të Zvicrës Lindore.
Humbi 1:0 pas një ndeshjeje të fortë e të vështirë. Arbitri Fahndrich dha penallti diskutabile dhjetë minuta para fundit. “Të gjithë bëjnë gabime”, thotë Abrashi për gazetën e madhe zvicerane.
Gjithsesi, kapiteni i Grasshopperit thekson se në një situatë të tillë zakonisht është faull në sulm. “Blick” shkruan se sulmuesi i St. Gallenit, Jovan Millosheviq e ka mbajtur dhe e ka shtyrë mbrojtësin e St. Gallenit.
“Është e hidhur dhe e dhimbshme të largohesh nga St. Gallen me zero pikë, sepse paraqitja jonë ishte e mirë”, thotë Abrashi.
Më pas, kur po larohej drejt dhomave të zhveshjes, sheh presidentin e St. Gallenit, Matthias Huppi dhe me zë të lartë, Abrashi i drejtohet se penalltia ishte dhuratë.
“Zotëri Huppi, penalltia ishte dhuratë”.
Sigurisht që shefi i St. Gallenit e sheh ndryshe, ashti siç i ka hije pozita që mban.
Por nuk argumenton ashpër. Krejt e kundërta. Atmosfera ishte aq miqësore, sikur Abrashi kishte vite që luante për St. Gallenin.
Por, çfarë thotë eksperti i arbitrave, Urs Meier për situatën e penalltisë.
“Është e vështirë me këto foto. Ju nuk mund ta shihni fillimin e aksionit. Mund të jetë një vendim i vështirë”, tha Meier.
Xhaka e Ajeti presin përmirësimin e Baselit
Dy fitore, dy humbje. Fillimi i sezonit nga Baseli ka nxitur diskutime. Por fitorja e thellë 6:0 ndaj Servettes ka dhënë arsye për të shpresuar se gjërat do të shkojnë mirë për Baselin këtë edicion në Zvicër. Megjithatë, mesfushori Taulant Xhaka thotë se ka ende punë, veçanërisht në aspektin fizik. “Secili prej nesh duhet të punojë më shumë, veçanërisht në aspektin fizik duhet ë përmirësohemi më shumë”, ka thënë Xhaka, shkruan “20 Minuten”. Ai nuk është kritik ndaj ish-trajnerit të atletikës. Thotë se secili ka filozofinë e vet. “Por unë mendoj se ne duhet të shfrytëzojmë mentalitetin e lojtarëve. Dhe trajnerët e rinj atletikë tashmë po na entuziazmojnë”, ka theksuar Xhaka.
Edhe sulmuesi Albian Ajeti ka vlerësuar punën e trajnerit të ri të atletikës. “Pjesët e ndryshme të trupit tani janë të trajnuar në mënyrë më specifike”, ka thënë Ajeti. Në fitoren 6:0, Ajeti realizoi dy gola dhe kontribuoi me një asistim, ndërsa Benjamin Kololli e realizoi golin e fundit.