Futboll

Humbja e dytë rresht e Unitedit me Amorimin

Ruben Amorim

Pas nisjes së mirë në krye të skuadrës së Manchester Unitedit me një barazim e dy fitore, trajneri Ruben Amorim ka pësuar edhe disfatën e dytë rresht. 

Pas humbjes 2:0 në mesjavë, Unitedi të shtunën është mposhtur në “Old Trafford” edhe nga Nottingham Foresti, 3:2. 
Ndeshja i takoi xhiros së 15-të të Premier Leagues. 

Nikola Milenkoviq për mysafirët dhe Rasmus Hojlund për vendësit, shënuan në pjesën e parë. 

Me të nisur pjesa e dytë, Nottinghami shënoi edhe dy herë, me Morgan Gibbs-Ëhiten dhe Chris Ëoodin. 

Bruno Fernandes e shënoi golin për 3:2 në minutën e 61-të dhe gola nuk pati më. 

Unitedi ka 19 pikë në vendin e 13-të, ndërsa Nottinghami në vendin e pestë ka 25 pikë, aq sa ka edhe Aston Villa në vendin e gjashtë.