Dinamo Zagrebi të shtunën ka marrë një fitore të rëndësishme në garën për titull në Kroaci.
Gjiganti kroat fitoi me rezultat 2:0 ndaj Goricas, në ndeshjen që i takoi xhiros së 30-të të futbollit kroat.
Sulmuesi i Shqipërisë, Arbër Hoxha u paraqit nga minuta e 64-t e ndeshjes.
Dinamo Zagrebi është në vend të dytë me 63 pikë. Vendin e parë e mban Rijeka me 65 pikë.
Ndërsa skuadra e Goricas renditet në pozitën e gjashtë me 35 pikë.