Futboll

Hoxha vendos derbin e madh kroat, Dinamo afër titullit të ri

Arbër Hoxha - Futbollist

Dinamo Zagrebi është shumë afër që ta vazhdojë dominimin në elitën kroate të futbollit. Tri xhiro para fundit, Dinamo udhëheq në tabelë me 75 pikë, katër më shumë se Rijeka.

Fitoren vendimtare, Dinamo e shënoi të dielën mbrëma pikërisht në Rijekë. Dinamo fitoi me rezultatin 2:1, falë golit të kosovarit Arbër Hoxha.

Sulmuesi i krahut, Arbër Hoxha, në lojë hyri në minutën e 87-të. Menjëherë në minutën e 89-të shënoi gol të bukur për fitoren 2:1.

Marko Pjaca kaloi në epërsi 1:0 Rijekën me golin e shënuar në minutën e 49-të nga penalltia. Bruno Petkoviq barazoi rezultatin në minutën e 75-të me gol të bukur nga goditja e dënimit.

Dhe më pas Hoxha ishte vendimtar.

Hoxha ka luajtur pak së fundi, por golin e parë në kampionatin kroat si lojtar i Dinamos e realizoi në momentin më të mirë të mundshëm.

Lindon Selahi startoi te Rijeka. Arijan Ademi luajti prej minutës së 67-të për Dinamon.


Hoxha shënon gol në derbin më të madh kroat

Arbër Hoxha hyri në lojë në minutën e 87-të dhe menjëherë në minutën e 89-të shënoi për epërsinë 2:1 të Dinamo Zagrebit ndaj Rijekës.

Ndeshja është vendimtare për titull të kampionit në Kroaci.