Mbrojtësi i krahut Yll Hoxha do të jetë pjesë e Suharekës edhe në Superligë. Ai të martën ka vazhduar kontratën edhe për edicionin 2024/2025 me mundësi vazhdimi me skuadrën e promovuar në elitën e futbollit të Kosovës. Lajmin e ka bërë të ditur klubi suharekas.
“Ju njoftojmë që futbollisti dhe kapiteni ynë i skuadrës Yll Hoxha do jetë pjesë e klubit edhe këtë edicion 2024/25 me mundësi vazhdimi edhe më tutje”, ka shkruar klubi suharekas.
Hoxha udhëhoqi si kapiten skuadrën e Suharekës drejt Superligës. Ai pritet ta udhëheq Suharekën si kapiten edhe në Superligën e Kosovës në futboll.