Futboll

Hoxha vazhdon kontratën me klubin zviceran

Florian Hoxha

Futbollisti Florian Hoxha e ka vazhduar edhe për dy vjet kontratën me klubin e njohur zviceran, Grasshoppers. Me kontratën e re, Hoxha do të jetë te Grasshopperi deri në verën e vitit 2026.

Ai është te Grasshopperi që nga viti 2015, përkatësisht që nga ekipi U13. Mbrojtësi i majtë është pjesë e ekipit të parë që nga viti 2021 dhe këtë edicion i ka 20 paraqitje në Superligë.

23-vjeçari i ka pesë paraqitje me Kosovën U21.