Futboll

Hoxha: Përjashtimi i Dakut ishte i pamerituar

Veldin Hoxha - Rubin Kazan

Mesfushori i Rubin Kazanit, Veldin Hoxha, e ka komentuar përjashtimin e bashkëlojarit të tij, Mirlind Daku, në ndeshjen ndaj Dynamo Moskës.

Rubini të dielën u mposht në udhëtim nga Dynamo Moska me rezultatin 3:1. 

Reprezentuesi i Shqipërisë, Daku, në minutën e 90-të u ndëshkua me kartonin e dytë të verdhë dhe u përjashtua. 

Hoxha ka deklaruar se përjashtimi i Dakut ishte i pamerituar. 

“Nuk dua të them asgjë për gjyqtarët. Kjo nuk është puna ime. Mendoj se largimi i Dakut ishte i pamerituar”, ka thënë Hoxha, shkruajnë të hënën mediumet ruse. 

Daku para se të përjashtohej asistoi te goli i vetëm i Rubinit. 

Për 27-vjeçarin Daku ky ishte kartoni i dytë i kuq që e merr këtë edicion. 

Daku në 23 ndeshjet e zhvilluara deri më tani ka realizuar 11 gola dhe ka bërë tetë asistime. 

Ai është sulmuesi kryesor i skuadrës së Rubin Kazanit.