Futboll

Hoxha e Ademi, në Champions me gjigantin kroat

Hoxha e Ademi, në Champions me gjigantin kroat

Arbër Hoxha dhe Arijan Ademi do të luajnë në fazën e grupeve të Ligës së Kampionëve me Dinamon e Zagrebit. 

Skuadra e madhe kroate të mërkurën mbrëma fitoi 2:0 në udhëtim te Qarabagu dhe u kualifikua në grupe me rezultatin e përgjithshëm, 5:0. 

Marko Pjaca me golin e minutës së 32-të, dhe autogoli i Matheus de Barros da Silvas në minutën e 53-të, e vendosën sfidën. 

Hoxha luajti nga minuta e 84-t te Dinamo, kurse Ademi nuk ishte i gatshëm për lojë, ndonëse kishte udhëtuar me skuadrën kroate në Baku të Azerbajxhanit. 

Redon Xhixha ishte në bankën rezervë te vendësit.